Sot më 27 dhjetor 2011 Qendra Solidaritetit dhe Avancimit organizoi ceremoni solemne me rastin e inaugurimit të shtëpisë së familjes Ibrahimi nga fshati Osllarë, komuna e Bujanocit. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin përfaqësues të SH. H. Solidariteti nga Zvicrra, përfaqësues të bizneseve lokale aktivistë të QSA-së, familjarë dhe bashkëfshatarë të familjes Ibrahimi.
Familja 5 anëtarëshe Ibrahimi deri më tani ka jetuar në kushte të vështira, në një hapësire të vetme.
Donator kryesor i këtij projekti është Mustafë Fazliu nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, i cili ka kontribuar për sigurimin e pjesës dërmuese të mjeteve financiare, të nevojshme për ndërtimin e kësaj shtëpie. Kontributi i Mustafës mund të shërbejë si një shembullë i mirë për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët mund të mbështesin familjet tjera në Luginë të Preshevës, që rregullisht përballen me vështirësi të ndryshme, si në aspektin e strehimit, poashtu edhe në sigurimin e kafshatës së gojës.
Falë kontributit të Mustafës dhe kompanive lokale u mundësua përfundimi me sukses i shtëpisë Ibrahimi ku përveç objektit, u bë edhe shtruarja, mobilimi dhe pajisja me kuzhinë dhe pajisje tjera elektro-shtëpiake.Me përfundimin e shtëpise, shpresojmë që familja Ibrahimi të filloje një epokë të re, ku do të mbretërojë gëzimi dhe rehatia familjare. Q.S.A. u është mirënjohese për çdo kontribut të gjithë atyre që mundësuan realizimin me sukses të këtij projekti, kompanive lokale si: "Bici commerc", "Elhan Commerce", "Mergimi Commerce", "Pacifi", "Abi kom", "Dekori", "Vllezërit Dezim", "Termo Al Plast", "Mahagoni", "Elegance", "Mobeland dop", "Peonia", "Afamo", "Blendi Com", "Eureka", "Tesla", "Rinori", "Ramadan Pajaziti", "Asllan Adili", njëkohesisht falenderon dhe mediat lokale si RTV Spektri, RTV Bujanoci, presheva.com-in, që publikuan rastin e familjes Ibrahimi dhe ndikuan në sensibilizimin e opinionit, për t'u solidarizuar me familjen Ibrahimi.
Më poshtë mund të ndiqni një sekuencë nga ceremonia
Projekti “Strehim
i per familjen Shabani”
Gjendja momentale e Projektit:
Pas montimit te dyerve dhe dritareve (dyert nga alumini dhe dritaret nga plastika), ka perfunduar edhe faza e pare e instalimeve (elektrike, uji dhe kanalizimi), si dhe ajo e suvatimit ku edhe eshte fillu me fazën e dyte (dy faza me pas ngjyroset me ngjyre te bardhe-polikolor).
Nën moton „Vëllai ndihmon vëllain“, nga ana e xhematit të Qendrës Islame Shqiptare me seli në Lozanë të Zvicrës, në bashkëpunim me Sh. H. Solidariteti dhe Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, u ndërmor iniciativa për ndërtimin e shtëpisë për familjen Shabani nga Presheva. Kjo iniciativë e ka karakterin humanitar por dhe specifikën e vet, pasi është ndërmarrë nga vëllezërit tanë nga viset shqiptare si: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Mjetet financiare të dhuruara kapin shumën prej 13,000 Frangash zvicerane dhe përbëjnë rreth gjysmën e mjeteve financiare të nevojshme për kompletimin e shtëpisë.
Shfrytëzojmë rastin të shprehim mirënjohje dhe falënderim ndaj vëllezërve tanë të cilët me kontributin e tyre, po mundohen të jenë më afër Luginës së Preshevës me projekte konkrete.
Për tu njohur me për së afërmi me gjendjen e familjes Shabani nga Presheva, mund të ndiqni dokumentarin e përgatitur nga Televizioni Presheva:
Për këtë projekt ende nuk janë siguruar të gjitha mjetet financiare.
Përmbyllja e Projektit varet nga ndihma Juaj.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë në këtë Projekt mund të kontaktojnë personat përgjegjës
Preshevë:
Ark. Arben Isahu
e mail:
Kjo adrese e-maili eshte e mbrojtur nga spam bots, duhet te aktivizoni javascript per ta pare ate
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
e mail:
Kjo adrese e-maili eshte e mbrojtur nga spam bots, duhet te aktivizoni javascript per ta pare ate
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
Gjendja Aktuale e Projektimit Strehimi 2011(Fam. Irfan Ibrahimi, Osllarë)
Ky Projekt ka perfunduar dhe dorezimi zyrtare do te behet date 27.12.2011 dite e marte ora 10:00.
Projekti Strehimi 2011 (Osllare, Bujanoc)
Aktivitetet aktuale
Siç është informuar opinioni preshevar përmes mediave lokale dhe web-portalit Presheva.com, më datë 17 Korrik të këtij viti, në kuadër të projektit “Strehimi” është vënë gurëthemeli për ndërtimin e shtëpisë së familjes Ibrahimi nga fshati Osllare, komuna e Bujanocit, ku QSA si implementuese e projektit dëshiron të shprehë mirënjohje ndaj të gjithë kontribuuesve, siç janë qytetarët e Luginës së Preshevës, mërgimtarët tanë, kompanitë dhe institucionet lokale, si dhe mediat lokale. Falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë nga Zvicra për kontributin e dhënë, në veçanti z. Mustafë Fazliun nga Tërnoci, i cili me kontributin e tij të lartë, ka dhënë një shembull të mirë për bashkatdhetarët në diasporë dhe qytetarët tanë në përgjithësi, duke u bërë shkaktar kryesor që familjes Ibrahimi nga Osllarja t’i ndryshohet gjendja e strehimit. Njëkohësisht duam të falënderojmë edhe anëtarët e Qendrës sonë në Solothurn të Zvicrës (www.solidariteti.ch), të cilët janë përkujdesur organizimin e grumbullimit të mjeteve financiare në Zvicër, pa harruar gjithashtu të falënderojmë dhe kompanitë vendore, të cilat marrin pjesë në realizimin e këtij projekti dhe në fund një falënderim shkon dhe për mediat lokale, në veçanti TV Spektrit dhe ueb-portalit Presheva.com.
E njoftojmë opinionin e gjerë që falë kontributit të jashtëzakonshëm të bashkatdhetarëve, kompanive dhe qytetarëve vendas, janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për ndërtimin e shtëpisë së familjes Ibrahimi dhe kontributet tjera të adresuara në emër të kësaj familje, do të shkojnë për mobilimin dhe pajisjen e shtëpisë me pajisje të amvisërisë.
Klikoni ketu per te pare dokumentarine rrethe kesaje familje
Shoqata Humanitare Solidariteti edhe këtë vit vazhdon bashkëpunimin me Qendrën e Solidaritetit Humanitar (www.solidariteti.org) në Preshevë në realizimin e projekteve të përbashkëta. Gjatë shpërndarjes së pakos ushqimore në projektin "Bukë dhe shpresë" është konstatuar gjendja e rëndë në aspektin e strehimit e familjes së Irfan Ibrahimit nga fshati Osllare, komuna e Bujanocit. Pas konsultimeve mes QSH dhe SH.H Solidariteti, është rënë dakord që të inicohet projekti për ndërtimin e shtëpisë për familjen Ibrahimi.
Aktualisht shtëpia ku jeton kjo familje nuk ofron as kushtet elementare për banim. Gjendet në fshatin Osllare ngjitur me xhaminë e fshatit. Posedon një dhomë të vetme e cila detyrimisht kryen disa funksione si banim, fjetje, ngrënie, kuzhinën dhe pjesën për higjienë personale (gjiriz). Kryefamiljari me punën e vet që e bënë si mbledhës i hekurishteve të cilat më pas i shet ato me çmim 2 – 3 euro në ditë, thuajse as që ia arrinë të sigurojë gjërat elementare për jetë. Pozita e shtëpisë e cila gjindet buzë kodrine bëhet edhe më e rëndë për jetë atëhere kur bien të reshurat të cilat më pas shkakton myk në brendësinë e shtëpisë. Kjo gjendje ndikon negativisht në përditshmërinë e familjes, por kjo më së tepërmi ndikon në shëndetin e vajzës 12 vjeçare, e cila vuan nga sëmundja e astmës, që kohëpaskohe shoqërohet me sulme të rënda astmatike. Kjo njëherit e bënë më të arsyeshme që kjo familje të jetë përfituese e këtij projekti.
Më poshtë po ja paraqesmi Projekt-propozimin që na është dërguar nga QSH për mbështetjen e këtij projekti. Për të lexuar të plotë Projekt-propozimin, klikoni këtu.
Qendra e Solidaritetit Humanitar më datën 30.12.2010 bëri dorëzimin e shtëpisë të sapo ndërtuar familjes së Kadrush Hasanit nga fshati Dobrosin komuna e Bujanocit, shtëpia u ndërtua në saje te solidaritet që treguan me në krye shoqatën SOLIDARITETI nga Solloturni i Zvicrrës, bisneset si kompanitë “Elhan Komerce” , “Butrinti Architecture”, “Eureka”e të tjerë,si dhe vetë komuna Bujanocit.
Familja Hasani ishte në kushtë tëpër të rënda sa i përket strehimit,vite me radhë ishin në mjerim të plotë,tani më kjo familje jo që dimrin do ta kalojnë në ambijentë të ngrohtë,por ajo gjithmonë në zemrën e vetë do të ndjejë ngrohtësi ndaj bashkë qytetareve të vetë pas këtij solidariteti që ata treguan.
Q.S.H ja shpreh mirënjohje dhe falenderim të veçant për shoqatën Solidariteti nga Sollothurni i Zvicrrës e cila tregoi një angazhim të denjë në realizimin e këtij projekti,ku gjithë ashtu ky projekt edhe këtu gjeti përkrahjen e nevojshme nga binseset dhe institucioni i komunës së Bujanocit të cilëve u shprehim miërnjohje për solidaritetin e treguar.